Tuesday, May 28, 2013

Robben, njëri nga favoritët për Topin e Artë

Paraqitja e Arjen Robbenit në finale të Ligës së Kampionëve ia ka shtuar shanset anësorit holandez për ta fituar çmimin prestigjioz, FIFA Topi i Artë. 29-vjeçari asistoi në golin e parë dhe shënoi golin e fitores që ia siguroi Bayern Munichut trofeun e garës më të madhe evropiane për klube. Paraqitjet e tij dhe titujt që ka fituar në edicionin 2012/2013 (Bundesliga, Liga e Kampionëve dhe është në finale të DFB Pokal) kanë bërë që Robben të ngjitet i treti në listën e favoritëve. Lionel Messi (Barcelona) vazhdon të jetë favoriti kryesor për çmimin e futbollistit më të mirë, ndërsa ndiqet nga rivali i tij kryesor, Cristiano Ronaldo (Real Madridi), që është në vend të dytë në listën e favoritëve.

Thursday, May 16, 2013

Peja i jep leksion Sigal Prishtinës

Peja nuk është treguar aspak e mëshirshme me mysafirët nga Prishtina të cilët i mposhtën me 27 pikë epërsi, 71-44, për ta fituar kështu ndeshjen e parë finale të play-offit. Në palestrën “Karagaçi” në Pejë ishin mbledhur më shumë se 2000 tifozë të Shqiponjave të cilët krijuan një atmosferë impozante gjatë gjithë takimit. Pejanët e nisën vrullshëm çerekun e parë dhe luajtën mbrojtje shumë të fortë duke i shtyrë kështu prishtinasit të bënin shumë gabime në sulm. Vendasit krijuan një epërsi prej katër pikëve në fund të këtij çereku, 15-11. Edhe në çerekun e dytë Prishtina nuk arriti të lirohej assesi nga presioni i ushtruar nga vendasit dhe kështu vazhduan me gabimet e tyre në sulm, teksa në anën tjetër pejanët ishin të pagabueshëm në aksionet e tyre dhe si rezultat krijuan një epërsi vërtetë të lartë prej 17 pikëve, 40-23. Pejanët vazhduan dominimin e tyre edhe në çerekun e tretë dhe nuk e lejonin asnjëherë Sigal Prishtinën ta luajë lojën e saj. Epërsia u ngrit në 20 pikë, 51-31. Çereku i katërt u zhvillua vetëm sa për prestigj sepse Peja tashmë e kishte siguruar fitoren e saj dhe vetëm se e shtoi epërsinë e saj në 27 pikë, 71-44. Nuk mbahet mend që nga periudha e pasluftës që Sigal Prishtina të ketë shënuar kaq pakë pikë brenda një takimi, teksa interesant është fakti se në këtë ndeshje Samir Shaptahoviq nuk shënoi asnjë pik