Tuesday, May 28, 2013

Robben, njëri nga favoritët për Topin e Artë

Paraqitja e Arjen Robbenit në finale të Ligës së Kampionëve ia ka shtuar shanset anësorit holandez për ta fituar çmimin prestigjioz, FIFA Topi i Artë. 29-vjeçari asistoi në golin e parë dhe shënoi golin e fitores që ia siguroi Bayern Munichut trofeun e garës më të madhe evropiane për klube. Paraqitjet e tij dhe titujt që ka fituar në edicionin 2012/2013 (Bundesliga, Liga e Kampionëve dhe është në finale të DFB Pokal) kanë bërë që Robben të ngjitet i treti në listën e favoritëve. Lionel Messi (Barcelona) vazhdon të jetë favoriti kryesor për çmimin e futbollistit më të mirë, ndërsa ndiqet nga rivali i tij kryesor, Cristiano Ronaldo (Real Madridi), që është në vend të dytë në listën e favoritëve.

Thursday, May 16, 2013

Peja i jep leksion Sigal Prishtinës

Peja nuk është treguar aspak e mëshirshme me mysafirët nga Prishtina të cilët i mposhtën me 27 pikë epërsi, 71-44, për ta fituar kështu ndeshjen e parë finale të play-offit. Në palestrën “Karagaçi” në Pejë ishin mbledhur më shumë se 2000 tifozë të Shqiponjave të cilët krijuan një atmosferë impozante gjatë gjithë takimit. Pejanët e nisën vrullshëm çerekun e parë dhe luajtën mbrojtje shumë të fortë duke i shtyrë kështu prishtinasit të bënin shumë gabime në sulm. Vendasit krijuan një epërsi prej katër pikëve në fund të këtij çereku, 15-11. Edhe në çerekun e dytë Prishtina nuk arriti të lirohej assesi nga presioni i ushtruar nga vendasit dhe kështu vazhduan me gabimet e tyre në sulm, teksa në anën tjetër pejanët ishin të pagabueshëm në aksionet e tyre dhe si rezultat krijuan një epërsi vërtetë të lartë prej 17 pikëve, 40-23. Pejanët vazhduan dominimin e tyre edhe në çerekun e tretë dhe nuk e lejonin asnjëherë Sigal Prishtinën ta luajë lojën e saj. Epërsia u ngrit në 20 pikë, 51-31. Çereku i katërt u zhvillua vetëm sa për prestigj sepse Peja tashmë e kishte siguruar fitoren e saj dhe vetëm se e shtoi epërsinë e saj në 27 pikë, 71-44. Nuk mbahet mend që nga periudha e pasluftës që Sigal Prishtina të ketë shënuar kaq pakë pikë brenda një takimi, teksa interesant është fakti se në këtë ndeshje Samir Shaptahoviq nuk shënoi asnjë pik

Wednesday, April 17, 2013

Ronaldo mendon për islamin

Njëri nga futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, ka pranuar se kohët e fundit shpesh po flet për islamin me bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Mesut Oezil. Ka pasur spekulime se CR7, i cili është katolik, mund të konvertohet në islam, ndërsa vet lojtari nuk ka mohuar diçka të tillë. “Religjioni nuk duhet t’i ndajë njerëzit dhe të sjellë luftëra. Religjionin e ka krijuar Zoti për të jetuar në një komunitet. Unë jam katolik, por feja e Oezilit është më e mirë. Nuk e kam ditur se myslimanët janë kaq të sinqertë dhe të ndershëm, siç është Oezil. Tash nuk e di, por ndoshta ndonjëherë bëhem vëlla mysliman i Oezilit”, ka deklaruar 28-vjeçari. Portugezi kohë më parë ka qenë viktimë e një fotomontazhi në rrjetet sociale, ku u publikua një fotografi në të cilën ai mbante mbishkrimin në arabisht “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut”. Mirëpo, më pas u kuptua se bëhej fjalë për një fotografi të manipuluar. Ronaldo në disa raste i ka ndihmuar palestinezët, sidomos fëmijët. Kujtojmë që në fund të vitit të kaluar, ai shiti “Këpucën e Artë” për 1.5 milion euro dhe paratë i dhuroi për ndërtimin e shkollave në Gaza. Nga ana tjetër, ai ka bërë veprime anti-izraelite duke qenë se është kundër dhunës që ky vend ushtron mbi palestinezët. Të gjitha këto, jo rrallë herë janë shfrytëzuar për të përhapur spekulime se portugezi e ka pranuar islamin.

Tuesday, April 16, 2013

Perseri provokojn Serbet

Federata e Hendbollit të Serbisë e ka marrë një vendim sa të çuditshëm, ashtu dhe provokues. Në fakt, shtëpia e hendbollit serb ka vendosur që faza finale e Kupës së Serbisë të mbahet në Kosovë, respektivisht në Zubin Potok, në veri të vendit, raporton Express. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat serbe, sipas së cilave, finalet e këtij evenimenti në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohen më 18 e 19 maj në Kosovë. Në gjysmëfinale të Kupës së Serbisë do të luajnë Crvenka – Partizan dhe Vojvodina – Zajeça