Tuesday, May 28, 2013

Robben, njëri nga favoritët për Topin e Artë

Paraqitja e Arjen Robbenit në finale të Ligës së Kampionëve ia ka shtuar shanset anësorit holandez për ta fituar çmimin prestigjioz, FIFA Topi i Artë. 29-vjeçari asistoi në golin e parë dhe shënoi golin e fitores që ia siguroi Bayern Munichut trofeun e garës më të madhe evropiane për klube. Paraqitjet e tij dhe titujt që ka fituar në edicionin 2012/2013 (Bundesliga, Liga e Kampionëve dhe është në finale të DFB Pokal) kanë bërë që Robben të ngjitet i treti në listën e favoritëve. Lionel Messi (Barcelona) vazhdon të jetë favoriti kryesor për çmimin e futbollistit më të mirë, ndërsa ndiqet nga rivali i tij kryesor, Cristiano Ronaldo (Real Madridi), që është në vend të dytë në listën e favoritëve.

Thursday, May 16, 2013

Peja i jep leksion Sigal Prishtinës

Peja nuk është treguar aspak e mëshirshme me mysafirët nga Prishtina të cilët i mposhtën me 27 pikë epërsi, 71-44, për ta fituar kështu ndeshjen e parë finale të play-offit. Në palestrën “Karagaçi” në Pejë ishin mbledhur më shumë se 2000 tifozë të Shqiponjave të cilët krijuan një atmosferë impozante gjatë gjithë takimit. Pejanët e nisën vrullshëm çerekun e parë dhe luajtën mbrojtje shumë të fortë duke i shtyrë kështu prishtinasit të bënin shumë gabime në sulm. Vendasit krijuan një epërsi prej katër pikëve në fund të këtij çereku, 15-11. Edhe në çerekun e dytë Prishtina nuk arriti të lirohej assesi nga presioni i ushtruar nga vendasit dhe kështu vazhduan me gabimet e tyre në sulm, teksa në anën tjetër pejanët ishin të pagabueshëm në aksionet e tyre dhe si rezultat krijuan një epërsi vërtetë të lartë prej 17 pikëve, 40-23. Pejanët vazhduan dominimin e tyre edhe në çerekun e tretë dhe nuk e lejonin asnjëherë Sigal Prishtinën ta luajë lojën e saj. Epërsia u ngrit në 20 pikë, 51-31. Çereku i katërt u zhvillua vetëm sa për prestigj sepse Peja tashmë e kishte siguruar fitoren e saj dhe vetëm se e shtoi epërsinë e saj në 27 pikë, 71-44. Nuk mbahet mend që nga periudha e pasluftës që Sigal Prishtina të ketë shënuar kaq pakë pikë brenda një takimi, teksa interesant është fakti se në këtë ndeshje Samir Shaptahoviq nuk shënoi asnjë pik

Wednesday, April 17, 2013

Ronaldo mendon për islamin

Njëri nga futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, ka pranuar se kohët e fundit shpesh po flet për islamin me bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Mesut Oezil. Ka pasur spekulime se CR7, i cili është katolik, mund të konvertohet në islam, ndërsa vet lojtari nuk ka mohuar diçka të tillë. “Religjioni nuk duhet t’i ndajë njerëzit dhe të sjellë luftëra. Religjionin e ka krijuar Zoti për të jetuar në një komunitet. Unë jam katolik, por feja e Oezilit është më e mirë. Nuk e kam ditur se myslimanët janë kaq të sinqertë dhe të ndershëm, siç është Oezil. Tash nuk e di, por ndoshta ndonjëherë bëhem vëlla mysliman i Oezilit”, ka deklaruar 28-vjeçari. Portugezi kohë më parë ka qenë viktimë e një fotomontazhi në rrjetet sociale, ku u publikua një fotografi në të cilën ai mbante mbishkrimin në arabisht “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut”. Mirëpo, më pas u kuptua se bëhej fjalë për një fotografi të manipuluar. Ronaldo në disa raste i ka ndihmuar palestinezët, sidomos fëmijët. Kujtojmë që në fund të vitit të kaluar, ai shiti “Këpucën e Artë” për 1.5 milion euro dhe paratë i dhuroi për ndërtimin e shkollave në Gaza. Nga ana tjetër, ai ka bërë veprime anti-izraelite duke qenë se është kundër dhunës që ky vend ushtron mbi palestinezët. Të gjitha këto, jo rrallë herë janë shfrytëzuar për të përhapur spekulime se portugezi e ka pranuar islamin.

Tuesday, April 16, 2013

Perseri provokojn Serbet

Federata e Hendbollit të Serbisë e ka marrë një vendim sa të çuditshëm, ashtu dhe provokues. Në fakt, shtëpia e hendbollit serb ka vendosur që faza finale e Kupës së Serbisë të mbahet në Kosovë, respektivisht në Zubin Potok, në veri të vendit, raporton Express. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat serbe, sipas së cilave, finalet e këtij evenimenti në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohen më 18 e 19 maj në Kosovë. Në gjysmëfinale të Kupës së Serbisë do të luajnë Crvenka – Partizan dhe Vojvodina – Zajeça

Saturday, April 6, 2013

U zbuluan tabletët e ardhshëm të kompanis Dell.

Dell ka në plan që gjat vitit 2011 dhe 2012 të paraqes disa telefona të mençur dhe tabletë kompjuterë, ku disa prej tyre do të punojnë në sistemin operativ Adroid ICe Cream, dhe Windows 8, zbulon Engadget duke thirur në një dokument sekret strategjik nga kompania Dell. Sipas fotografisë më lartë me telefonat e mençur, dhe paisjet të cilat punojnë në sistemin e ardhshëm Android Ice Cream, do të shfaqen në fund të vitit 2011, ku i pari është me emrin Hancock dhe duket diçka interesant me një QWERTY tastier e cila tërhiqet. Deri atëherë Dell do të prodhon telefona me Windows Phone 7 sistem operativ. Nga Dell tabletët do të shohim vazhdimin e Strak verzionit, ku po këtë verë do të publikohet edhe Gallo 10 inç tabletë i cili punon në Honeycomb, sistem operativ i dedikuar për tabletë kompjuterë. Pastaj vjen një Windows 7 tabletë, kurse në fillim të 2012 do të prezentohet Peju tabletë me Windows 8 sistemin operativ. Burimi: http://www.itshqip.com/#ixzz2PgkwTaFm

Wednesday, April 3, 2013

Siri, shqiptarët në luftë kundër Bashar Al Assad

Në luftën kundër forcave të regjimit të presidentit sirian Bashar Al Assad, përveç individëve nga Evropa, janë përfshirë edhe shtetas shqiptarë. Një artikull i të përditshmes britanike “The Guardian”, publikon një studim të bërë nga universiteti King’s College, me titull “Konflikti në Siri tërheq qindra xhihadistë nga Evropa”, ku thuhet se më shumë se 600 individë nga 14 vende evropiane si Britania e Madhe, Austria, Spanja, Suedia dhe Gjermania kanë marrë pjesë në konfliktin që ka nisur në vitin 2011, transmeton “Shekulli”. Kontingjenti më i madh është nga Britania e Madhe me rreth 134 luftëtarë, 92 luftëtarë janë nga Franca, 85 nga Belgjika dhe rreth 107 nga Holanda. Individë të tjerë janë nga Shqipëria, Finlanda dhe Kosova. Luftëtarët nga Evropa përbëjnë nga 7 deri në 11pwr qind të kontingjentit të huaj në Siri, të cilët luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar Al Assad. Drejtuesit e studimit kanë shfrytëzuar qindra websajte të ndryshme xhihadiste dhe gazetat e shumta Arabe dhe ndërkombëtare.

Monday, April 1, 2013

Kush është milioneri i “Big Brother 6” dhe ka pikë të dobët femrat?

30-vjeçari me profesion biznesmen, eshte edhe menaxher i dy bizneseve dhe kompanive të mëdha ushqimore në Kosovë. Shpendi është njëri nga banorët, që ka ardhur nga Prishtina për tu bërë pjesë e lojës në spektaklin e “Big Brother”, duke sfiduar veten në mesin e shumë konkurrentëve. 30-vjeçari me profesion biznesmen, si dhe menaxher i dy bizneseve dhe kompanive të mëdha ushqimore në Kosovë, është i divorcuar, ndërsa nga martesa e parë ka një vajzë me emrin Liza. Për të mësuar më shumë rreth Shpendit, ne kemi realizuar një bisedë me mikun e tij, Zgjim Sojeva, i cili e përshkruan më së miri shokun, të cilin e njeh prej 14 vitesh. “Ne njihemi prej shkollës së mesme, kemi qenë në një brez në shkollë të Mjekësisë. Më pas kemi ndenjur bashkë tërë kohën, jemi shoqëri shumë e madhe, po unë me Shpendin jemi pak më ndryshe. Kjo për faktin se grindemi shpesh dhe ka raste kur nuk flasim nga 3-4 ditë. Por, thjesht nuk mundemi pa njëri-tjetrin. Është shumë tip impulsiv, aktiv dhe i pëlqejnë sfidat, është njeri që nuk dorëzohet kurrë, i bën gjërat që të dallohet nga pjesa tjetër e shoqërisë. Është marrë me muzikë, ka kënduar dhe ka qenë pjesë e një grupi muzikor, femrat i ka pikë të dobët dhe është njeri që gjithmonë merr inciativat. Ka dëshirë të rrezikojë dhe është shumë i shoqërueshëm. Shumë shpejt krijon miqësi dhe si person është shumë i ndjeshëm. Shpendi është njeriu që t’i thotë gjërat në sy”, thekson mbi njohjen e tyre Zgjimi. Shpendi ka qenë i martuar dhe ka një vajzë, ndërsa sipas burimeve tona edhe pse ai dhe bashkëshortja janë dashur shumë, nuk tregohen arsyet se pse kanë përfunduar me divorc. ”Ka qenë i martuar dhe nga ajo martesë ka një vajzë me emrin Liza. Ajo për Shpendin është gjëja më e rëndësishme e jetës, dhurata më e mirë e jetës së tij. Por, unë jam akoma prej atyre njerëzve që besoj se Shpendi dhe bashkëshortja e tij kanë me qenë bashkë përsëri, për detaje të tjera nuk do doja të flisja, sepse ai nuk ka shumë qejf me hy në detaje”, shton më tej ai. “Shpendi është një biznesmen shumë i suksesshëm, menaxher i mirë i dy kompanive të mëdha në Kosovë, si dhe një njeri shumë human. Nuk e di sa keni dëgjuar për rastin e Naronit, një fëmijë që ka pasur probleme me mëlçinë dhe i është dashur një transplant përmes një operacioni. Unë dhe Shpendi kemi qenë koordinatorë të iniciativës dhe për gjashtë ditë kemi arritur të sigurojmë mbi 150 mijë euro të nevojshme për operim”, thotë në fund Zgjimi.

Elena i ulet Edberit në prehër.. Shikoni si reagon ai…!

Friday, March 29, 2013

LIberta Spahiu tashme me nje stil krejtsisht te ndryshum

Tashme jon bo arkimet e skenes NOra DAfina Dhe Tuna Shiko Video

Apet po don me honger dajak

Një vit pas pensionimit të tij sensacional nga boksi profesonist, boksieri britanik David Haye, ka vendosur që të rikthehet, me synimin për të ‘marrë’ njërën prej kokave të vëllezërve Klitschko. Haye do të shënojë rikthimin e tij nga pensionimi më 29 qershor, një vit pasi vendosi të largohej nga boksi dhe më e çuditshme është se ai nuk e di emrin e kundërshtarit. Sidoqoftë, ai do të kthehet në ring më 29 qershor, por jo ndaj Vitali apo Wladimir Klitschkos, për shkak se vëllezërit ukrainas kanë refuzuar që t’i përgjigjen ofertave të Hayes dhe trajnerit të tij Adam Booth, ndërsa ideja e Hayes tani është që të mposhtë dy boksierë të tjerë për të detyruar Klitschkot drejt një përballje mandatore. Dhe, Haye thotë se një vit ka pritur konfirmimin e ekipit të Vitali Klitschkos për një duel, por se një gjë e tillë nuk ka ndodhur përkundër përmbushjes së kërkesave. “Unë dua titullin e kampionit të botës përsëri në duart e mia. Unë kam shpresuar se Vitali do të ishte burrë i besës dhe do të kërkonte të luftonte ndaj meje pasi unë ashtu siç kërkoi ekipi i tij e kam mposhtur Derek Chisoran”. “Ne kemi pritur, kemi pritur një telefonatë, por nuk ka ndodhur asgjë. Ne kemi dërguar disa email-a, por ato kanë hasur në vesh të shurdhër. Në vend që të presim edhe një vit, unë dua që t’i kthehem ringut. Unë jam i kënaqur që jam rikthyer, pasi një vit është mjaft për të pritur dikë që t’iu telefonojë”, është shprehur Haye. Mbetet të shihet se kush do të jetë kundërshtari i radhës i Haye dhe se nëse do të binden vëllezërit Klitschko për t’u përballur sërish me Haye, një vit e gjysmë pasi Wladimir Klitschko e mposhti me gjyqtarë britanikun në duelin zhvilluar në Gjermani

Tuesday, March 26, 2013

Goditet me shufër në oborr të shkollës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një oborr të një shkolle në kryeqytet ka ndodhur një mosmarrëveshje, ku një person ka goditur tjetrin me shufër metali në kokë, i cili ka pësuar lëndime trupore. Policia nuk jep detaje se për cilën shkollë bëhet fjalë, megjithatë thotë se i dyshuari është arrestuar, raporton KP. Po ashtu, lëndime trupore ka pësuar edhe një person tjetër, në rrugën Aziz Zhilivoda në Prishtinë. Ai ka therë me thikë nga një person i dyshuar, të cilit iu është konfiskuar një thikë flutur, ndërkaq viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari pas intervistimit në lidhje me rastin me vendim të prokurorit është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Dafina ka humbur shumë në peshë? (Foto)

Dafina Zeqiri e ka reklamuar me krenari trupin e saj përmes një fotografie, e cila e shfaq atë mjaft të hollë. “Ha shëndetshëm, ndjehu mirë, rri i fokusuar dhe ju mund të arrini…”, ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale. sat kanë mbetur paksa të hutuar me këtë mesazh të saj, sepse nuk u ka pëlqyer shumë ajo që kanë parë në fotografi.

Monday, March 25, 2013

Friday, March 22, 2013

Shqiptart e bojn mas mirtii hahah Foto prej furres

Shqipëria na bën krenarë

Përfaqësuesja jonë kombëtare ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme me rezultat 1-0 në Oslo ndaj Norvegjisë, për të vazhduar kështu të mbajë gjallë ëndrrën e shqiptarëve për pjesëmarrje në Botërorin, Brazili 2014. Në Norvegji ishin të pranishëm rreth katër mijë tifozë shqiptarë, që përkrahën ekipin në të ftohtin e madh që mbretëroi në Oslo. Norvegjia e pati dominimin e lehtë në posedim në pjesën e parë, ndërsa gola nuk pati në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Shqipëria u ringjall duke hapur lojën dhe duke organizuar raste shënimi. Pas një ndërprerje shumë mirë të ekzekutuar nga Bulku, ishte Hamdi Salihi që në mënyrë fantastike lansoi një goditje në drejtim të portës norvegjeze për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë e kombëtares tonë (67’). Minutat e fundit të sfidës ishin dramatike. Shqipëria ishte dy herë pranë golit, por sulmuesit shqiptarë u tregua të pa sakt. Po ashtu, në fund mbrojtja jonë u tregua stoike, duke bllokuar vendasit nga barazimi i golit. Si pasojë në minutën e fundit u përjashtua nga loja Andi Lila. Rezultati i ndeshjes në fund nuk ndryshoi dhe pas kësaj fitoreje Shqipëria ka nëntë pikë në vendin e dytë në tabelën e Grupit E, me një pikë më pak se Zvicra në vendin e parë dhe me pikë të barabarta me Islandën. Botërori 2014 nuk është vetëm ëndërr, mund të bëhet realitet...

Thursday, March 21, 2013

Mesuesja perdhunohet! Ngjarje e vertete dhe shume prekese! (Video)

Aferdita Dreshaj - Shqiptarët i futin hundët Gjithkund (Shpatin) nuk e Njoj Me

Kush po i “dhunon” gratë e dhunuara?!

Në adresë të një aktivisteje për të drejtat e grave, është lënë një kërcënim për ta mbyllur gojën ose përndryshe do ta “hajë” plumbin, një akt që aktivistja Igballe Rogova, në një prononcim për Telegrafin, e cilëson si tentim për t’ia mbyllur gojën atyre që duan të çojnë përpara disa prej kauzave të grave. Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë ndaj kërcënimeve që i janë bërë Nazlie Balës, aktiviste e të drejtave të njeriut. “Dje, në orët e vona të pasdites, Nazlije Bala u kërcënua me jetë. Kërcënimi anonim ka ardhur përmes një letre në derën e banesës së saj, ku shkruan: ‘Tlutemi mos e mproj turpin se tpret plumi ne ball’ (sic.). Kërcënimi lidhet drejtpërdrejt me paraqitjen e saj në emisionin televiziv të RTK-së, ‘Në kërkim’, ku ajo ka mbrojtur amendamentimin që është propozuar t’i bëhet Ligjit për të gjitha kategoritë e viktimave të luftës, për t’iu shtuar edhe kategoria e personave të dhunuar seksualisht”, thuhet në një kumtesë të RrGGK-së. “Cilido të ketë qenë motivi i atyre që duan të pengojnë këtë projektligj, ua bëjmë me dije se nuk do të kenë sukses. Të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë janë në përkrahje të Ligjit. Ky Ligj siguron përkujdesje për këtë kategori të goditur rëndë nga lufta dhe ua mbron dinjitetin”. Rogova i ka cilësuar për Telegrafin si “budallallëk” shumë prej diskutimeve që u bënë në Kuvendin e Kosovës javën e kaluar, kur deputetët e partive në pushtet nuk miratuan disa prej propozimeve për ndryshime ligjore që ndërlidhen me gratë e dhunuara. Drejtuesja e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, ka thënë se derisa pushteti e shtynë këtë çështje që të mos votohet, atëherë duhet që t’ju shpjegohet qytetarëve përse u bë kjo. “Këto gra kanë pritur 14 vjet një lloj dinjiteti, që vjen nga niveli më i lartë i pushtetit. Lëre që nuk treguan në Kuvend që këto gra kanë nevojë për dinjitet, por ato i nënçmuan. E këtë e bënë edhe gratë deputete, sepse ato votuan kundër. Ato nuk e kanë parë të rëndësishme çështjen e grave të dhunuara, por e kanë konsideruar të rëndësishme atë çka ju thotë partia”, ka thënë Rogova. Por, anëtarja e Komisionit parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Flora Brovina, ka thënë se deputetët e partive në koalicion nuk janë kundërshtarë të kauzës së grave të dhunuara, por frikësohen se do të keqpërdoret si reklamë në raste të caktuara. “Këtyre grave, po deshëm, mundemi shumë më shumë t’ju ndihmojmë. Por, mund t’i lëndojmë për së dyti duke bërë kaq shumë zhurmë. E di që ato nuk kanë qejf që të numërohen si gra të dhunuara. Tash, me ligj, ato hyjnë në radhën e viktimave civile. Edhe ka mundësi që ndoshta me akte nënligjore të sqarohen se si do të kompensohen dhe në të njëjtën kohë të mos keqpërdoret Ligji”, ka thënë Brovina, e cila është deputete e PDK-së dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Sipas Brovinës, kjo kategori ishte edhe në kuadër të Ligjit për Vlerat e Luftës, ku si viktima civile cilësoheshin edhe gratë e abuzuara në luftë. “Edhe atëherë ato kanë heshtur dhe nuk ka pasur gra që janë lajmëruar për të marrë përfitime”, ka thënë Brovina. Ndërkohë, Igballe Rogova ka thënë se kur votuan kundër ndryshimeve në Ligj, deputetët e pozitës nuk e patën hallin që të mos hapin plagët e të dhunuarave, por thjesht nuk duan që të ketë më shumë shpenzime në buxhet. “Edhe në këtë rast duhet kujtuar se në Bosnjë ka pasur pesëfish më shumë gra të dhunuara sesa në Kosovë, por vetëm 900 veta marrin këso benificione. Nuk është qëllimi i përfitimit, sa është qëllimi i dinjitetit. Ato e marrin njëfarë dinjiteti me anë të kësaj mbrojtjeje ligjore”, ka thënë Rogova

Wednesday, March 20, 2013

Prap Skandal ne - Big Brother Albania

Ne kete edicion te gjashte te Big Brother ne Shqiperi ka patur plot surpriza gje qe pritet te kete akoma me tej ne vazhdim . Ajo qe ra ne sy gjate kesaj jave eshte puthja e djaloshit nga Tirana , Anaidit me bukuroshen Joanen duke u puthur ne dhomen e djemve . Kjo gje ishte e pritshme per publikun pasi ata rrinin shume afer me njeri tjetrin

Android Apps edhe ne PC (TUTO)

Siq e dijm Andorid OS , eshte njeri nder sistemet operative me te popullarizuara ne bot sa i perket tableteve , telefonave . Ata qe kan telefonat mobil me OS android ose tabletet me Andorid OS , padyshim qe ne te kan te instaluar aplikacione te shumta , ku disa prej tyre do deshironin ti kishin edhe ne PC-n(windows-OS) e tyre si p,sh Shazam,DragRacing ,Hanging etc ec etc . Kjo sot eshte fare e leht fal nje programi(software) i cili quhet BlueStacks , dhe te cilin mund ta shkarkoni falas ketu . Code: http://bluestacks.com/homepage-blue/ Pasi ta shkarkojm , e instalojm . Pastaj e hapim BlueStack . Dhe klikojm mbi All Apps Nese deshirojm te shkarkojm aplikacione tjera , klikojm mbi Get more Apps , dhe na dergon ne marketin e BlueStack , ku per te shkarkuar aplikacione nga aty na duhet te regjistrohemi , ose mundemi edhe me an te FB(facebook) te kemi qasje aty Por me e mira e kti programi eshte se mundemi ti bartim aplkikacionet nga pajisja juaj ne PC , kjo eshte mjaft e thjesht ,se pari e shkarkojm BlueStacks Cloud Connect nga ketu , dhe pastaj e instalojm ne paisjen tuaj . Code: https://market.android.com/details?id=com.bluestacks.appsyncer&hl=en Sapo te perfundon e gjith kjo hapeni Cloud Connect dhe e konektojm paisjen me PC-n , pastaj ne PC na del nje PIN , ku pastaj at PIN duhet ta shkruajm ne aplikacionin e instaluar ne paisje . Pastaj na shfaqet lista e aplikacione ne paisje Pastaj vetem zgjedhim aplikacioin qe deshirojm ta trasnferojn me PC dhe klikojm Sync.

Monday, March 18, 2013

Shteti: Të mbyllet Top Channel! - Top Channel Albania - Video

Shteti: Të mbyllet Top Channel! - Top Channel Albania - News - Lajme

Video ma e cart qe e keni pa naj her

Një shqiptar humbi 30 mijë euro, shkatërron me armë kazinon

Një person i armatosur ka gjuajtur me armë zjarri në ajër si dhe mbi paisjet e një kazinoje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Kodër-Kamzës në Tiranë në një kazino. Nga burimet e policisë mësohet se personi ende i paidentifikuar ka humbur rreth 30 mijë euro duke luajtur për disa orë në poker dhe në nerva e sipër ka nxjerrë pistoletën nga brezi fillimisht dhe ka nisur të qëllojë në ajër, më pas mbi aparaturat e lojërave të fatit. Në momentin kur i ri ka gjuajtur me armë zjarri në kazino ndodheshin pesa veta, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Fatmirësisht nuk ka patur të plagour përveç dëmeve materiale. Sipas burimeve të policisë, një dëshmitar okular ka rrëfyer se një djalë i moshës 30 vjeçare pasi ka humbur të gjitha paratë në poker ka marrë pistoletën dhe ka gjuajtur mbi kompjuterat dhe më pas është larger nga vendngjarje. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja me kalibër 7.65 milimetër, si dhe janë fiksuar edhe gjurmët e gishtave në kompjuterin ku luante autori.

samsung galaxy s4 telefoni me i menqur deri me sot video

Prodhuesi më i madh i telefonave të mençur, Samsung, në një konferencë të madhe në Radio City Music Hall në New York City ka prezantuar modelin më të ri të smartphone-it, Galaxy S4. Në plan të parë, me t’i shikuar specifikat e versionit të ri të telefonit të Samsung Galaxy S4, mund të vijmë në përfundim se bëhet fjalë për telefonin më të mirë të prodhuar ndonjëherë nga njerëzimi. Me fokusin në përmirësimin e touchscreen-it dhe kalimin në dimension tjetër, Samsung në telefonin e ri ka arritur që për përdoruesit e modelit Galaxy S4 të sjellë teknologjinë e rrotullimit të ekranit dhe kalimit nëpër meny nga lart poshtë me anë të lëvizjes së thjeshtë të telefonit me dorë. Në prezantimin e mbajtur të enjtën mbrëma, menaxheri i marketingut të Samsungut ka thënë se kryesisht Galaxy S4 është synuar të jetë telefon i kompletuar për përdoruesit. “Ne jemi fokusuar në kënaqësinë për përdoruesit, kontaktin mes tyre dhe bindjen se ky telefon është më i shëndetshmi në treg”, ka theksuar David Park

Sunday, March 17, 2013

Vazhdojnë provokimet e Zajminës

Zajmina Vasjari po provokon gjithnjë e më shumë kohëve të fundit dhe këtë gjë e dëshmojnë imazhet e nxehta, të cilat arrijnë nga mbrëmje të ndryshme që këngëtarja i mban në diasporë. Fiziku, linjat trupore, nxjerrja e hireve është një tabu të cilën jo çdo këngëtare është në gjendje ta bëjë, por jo për Zajminën. Siç transmeton Panorama Plus, e gjendur para publikut shqiptar në një diskotekë, ajo me apo pa dashje është veshur me një fund, i cili në pjesën e poshtme ka qenë i hapur nga këmba e majtë, saqë nuk ka mundur të mbulojë pjesët intime të këngëtares.

Shqiptari Alket Rizai tu i majt n'peng polict n'burgun e Greqis

Kush kish pas guxim me bo ktoo ...

Kjo eshte nje video eskluzive e Alket Rizait brenda burgut

Kliko Per te Pare Videon

White teeth ot only 10 minutes from home

The desire to have white teeth is rënësishme for many people. Therefore, taking the advice of a dentist, you will be able to make sure that your teeth will be brilliantly white for a long time. 1.Zbardhimi teeth "power bleaching" in the dental clinic This is the optimal method for bleaching teeth, where the entire procedure is performed in the clinic and by the dentist. In the beginning it by cleaning pastes and brush, tooth surfaces are clean, then the dentist did isolation gum gel safeguards of the same. Materials mostly used are fading as: hirogjenit peroxide 35% carbamide peroxide with 37% who applied vestibular surfaces, by which under the influence of lambës elekrike "light-Accelerated" with a duration of 20-30 min achieved the effect of bleaching the teeth, where the patient is advised that after the procedure use toothpastes that contain 30% xylitol, so that the teeth remain white for a long period

I tejkalon policin me 300 kmh (Video)

Rivaldo punën e trajnerit e nis në Barcelonë

Legjenda braziliane, Rivaldo, i cili edhe pse 40 vjeç vazhdon të luajë në futbollin profesionist ka deklaruar se kur të largohet nga futbolli, punën e trajnerit e nisë në Barcelonë sikurse Guardiola. “Unë dhe presidenti Sandro Rosell jemi miq të mirë, ai më ka thënë se e kam derën e hapur tek Barcelona sa herë kam nevojë, dhe në të ardhmen nuk përjashtojë mundësin që ta drejtojë Barcelonën”, deklaroi Rivaldo

Saturday, March 16, 2013

Genta Ismajli - Duke u rrahur me Dj

ojj Gent mshoj ma fort

Shiko se cka ndodhi gjate xhirimeve te serialit "KAFENEJA JONE" (VIDEO)

KLIKO NE KATRORIN E MEPOSHTEM PER TE SHIKUAR VIDEON..

Shiko cfar fshati ka Norvegjia . :)

Së shpejti iPhone 6 do ta keni në duar, ja si duket (FOTO)

IPhone 6 është duke u përgatitur për të hyrë në treg në fillim të qershorit.Ekspertët gjithashtu tregojnë se celulari do të jetë i pajisur me një aparat HD super. IPhone 6, gjithashtu i quajtur jozyrtarisht e 5s iPhone, do të jetë shtëpi për një ekran 4.8-inch, deri nga katër-inch. Apple është duke menduar gjithashtu për të bërë celularin e shtatë të gjeneratës së saj në dispozicion në një mori mundësish të reja, duke përfshirë edhe ngjyra rozë, të verdhë, blu, jeshile, të purpurt, të kuqe dhe argjendi, propozo

‎"Herkuli" shqiptar me muskujt më të formuar në botë

Ky është i riu nga Shqipëria me emrin Albert Fiqo, i cili po arrin majat e piramidave botërore me anë të fizikut të tij marramendës dhe peshave të tij të mëdha. I riu shqiptar Albert Fiqo është 26 vjeç dhe ka trupin më perfekt për bodybilding në të gjithë botën. Kjo është një fotografi e dërguar në redaksinë e gazetës sonë, por me keqardhje themi Albert Fiqo nuk ka marrë njohje dhe reputacion në Shqipëri. Për shkak të kushteve të vështira ekonomike e kanë detyruar të riun të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi u zhvendos në Amerikë, i riu filloi t’u kushtonte më tepër rëndësi përmasave të trupit të tij dhe jo vetëm, por pasi u njoh me trajnerin e bodybildingut që ka tani në Amerikë, i riu u trajnua në mënyrë intensive dhe arriti të merrte këto përmasa trupore. Specialistët besojnë se ai shumë shpejt do të thyejë të gjitha limitet e muskujve, duke qenë njeriu më muskulor që ka jetuar në tokë.

Friday, March 15, 2013

Dy këmbësorë nga Shqipëria lëndohen në Suharekë, arrestohet shoferi

Është arrestuar një person në Suharekë, i cili duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur tre këmbësor. Në raportin e policisë, siç e transmeton telegrafi, bëhet e ditur se këmbësorët e goditur janë një mashkull dhe femra, shtetas të Shqipërisë, ndërsa kanë pësuar lëndime të rënda trupore . Viktimat janë dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari në konsultim me Prokurorin është ndalur në mbajtje.

Shikoo Surprizenn per 130 vjeqareshh

Afërdita e harron Shpatin ‘ngacmon’ Granit Xhakën

Deri tani në lidhje me ndarjen e tyre ka folur shumë shkurt këngëtari Shpat Kasapi. Ditët e fundit Shpati ka treguar se ka qenë ai që e ka marrë këtë vendim dhe jo nëna e tij, siç flitej. Por, Afërdita vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale e ka pohuar diçka te tillë, ndërsa si duket nuk i është bërë shumë vonë nga kjo ndarje, pasi siç shihet edhe në këtë foto, e ka harruar Shpatin dhe bën jetë natë te çmendur. Ajo ka shkruar në ‘Facebook’ kështu: “Do kemi një natë crazy!! I cant wait to dance with my beautys!!” (mezi pres të vallëzojë me bukuroshet e mia),transmeton tema. Sakaq, ajo është treguar shumë miqësore me futbollistin Granit Xhaka, ndërsa në faqen e tij zyrtare në Twitter i ka shkruar “Enjoying my hot relaxing tea..” ( Po e shijoj çajin tim të nxehtë, relaksues… )

STADIUMI NE PEJE I NGJAN TITANIKUT

tunasejdi Good morning cuties😘 Rise & Shine