Saturday, March 16, 2013

‎"Herkuli" shqiptar me muskujt më të formuar në botë

Ky është i riu nga Shqipëria me emrin Albert Fiqo, i cili po arrin majat e piramidave botërore me anë të fizikut të tij marramendës dhe peshave të tij të mëdha. I riu shqiptar Albert Fiqo është 26 vjeç dhe ka trupin më perfekt për bodybilding në të gjithë botën. Kjo është një fotografi e dërguar në redaksinë e gazetës sonë, por me keqardhje themi Albert Fiqo nuk ka marrë njohje dhe reputacion në Shqipëri. Për shkak të kushteve të vështira ekonomike e kanë detyruar të riun të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi u zhvendos në Amerikë, i riu filloi t’u kushtonte më tepër rëndësi përmasave të trupit të tij dhe jo vetëm, por pasi u njoh me trajnerin e bodybildingut që ka tani në Amerikë, i riu u trajnua në mënyrë intensive dhe arriti të merrte këto përmasa trupore. Specialistët besojnë se ai shumë shpejt do të thyejë të gjitha limitet e muskujve, duke qenë njeriu më muskulor që ka jetuar në tokë.

No comments:

Post a Comment