Wednesday, April 17, 2013

Ronaldo mendon për islamin

Njëri nga futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, ka pranuar se kohët e fundit shpesh po flet për islamin me bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Mesut Oezil. Ka pasur spekulime se CR7, i cili është katolik, mund të konvertohet në islam, ndërsa vet lojtari nuk ka mohuar diçka të tillë. “Religjioni nuk duhet t’i ndajë njerëzit dhe të sjellë luftëra. Religjionin e ka krijuar Zoti për të jetuar në një komunitet. Unë jam katolik, por feja e Oezilit është më e mirë. Nuk e kam ditur se myslimanët janë kaq të sinqertë dhe të ndershëm, siç është Oezil. Tash nuk e di, por ndoshta ndonjëherë bëhem vëlla mysliman i Oezilit”, ka deklaruar 28-vjeçari. Portugezi kohë më parë ka qenë viktimë e një fotomontazhi në rrjetet sociale, ku u publikua një fotografi në të cilën ai mbante mbishkrimin në arabisht “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut”. Mirëpo, më pas u kuptua se bëhej fjalë për një fotografi të manipuluar. Ronaldo në disa raste i ka ndihmuar palestinezët, sidomos fëmijët. Kujtojmë që në fund të vitit të kaluar, ai shiti “Këpucën e Artë” për 1.5 milion euro dhe paratë i dhuroi për ndërtimin e shkollave në Gaza. Nga ana tjetër, ai ka bërë veprime anti-izraelite duke qenë se është kundër dhunës që ky vend ushtron mbi palestinezët. Të gjitha këto, jo rrallë herë janë shfrytëzuar për të përhapur spekulime se portugezi e ka pranuar islamin.

Tuesday, April 16, 2013

Perseri provokojn Serbet

Federata e Hendbollit të Serbisë e ka marrë një vendim sa të çuditshëm, ashtu dhe provokues. Në fakt, shtëpia e hendbollit serb ka vendosur që faza finale e Kupës së Serbisë të mbahet në Kosovë, respektivisht në Zubin Potok, në veri të vendit, raporton Express. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat serbe, sipas së cilave, finalet e këtij evenimenti në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohen më 18 e 19 maj në Kosovë. Në gjysmëfinale të Kupës së Serbisë do të luajnë Crvenka – Partizan dhe Vojvodina – Zajeça

Saturday, April 6, 2013

U zbuluan tabletët e ardhshëm të kompanis Dell.

Dell ka në plan që gjat vitit 2011 dhe 2012 të paraqes disa telefona të mençur dhe tabletë kompjuterë, ku disa prej tyre do të punojnë në sistemin operativ Adroid ICe Cream, dhe Windows 8, zbulon Engadget duke thirur në një dokument sekret strategjik nga kompania Dell. Sipas fotografisë më lartë me telefonat e mençur, dhe paisjet të cilat punojnë në sistemin e ardhshëm Android Ice Cream, do të shfaqen në fund të vitit 2011, ku i pari është me emrin Hancock dhe duket diçka interesant me një QWERTY tastier e cila tërhiqet. Deri atëherë Dell do të prodhon telefona me Windows Phone 7 sistem operativ. Nga Dell tabletët do të shohim vazhdimin e Strak verzionit, ku po këtë verë do të publikohet edhe Gallo 10 inç tabletë i cili punon në Honeycomb, sistem operativ i dedikuar për tabletë kompjuterë. Pastaj vjen një Windows 7 tabletë, kurse në fillim të 2012 do të prezentohet Peju tabletë me Windows 8 sistemin operativ. Burimi: http://www.itshqip.com/#ixzz2PgkwTaFm

Wednesday, April 3, 2013

Siri, shqiptarët në luftë kundër Bashar Al Assad

Në luftën kundër forcave të regjimit të presidentit sirian Bashar Al Assad, përveç individëve nga Evropa, janë përfshirë edhe shtetas shqiptarë. Një artikull i të përditshmes britanike “The Guardian”, publikon një studim të bërë nga universiteti King’s College, me titull “Konflikti në Siri tërheq qindra xhihadistë nga Evropa”, ku thuhet se më shumë se 600 individë nga 14 vende evropiane si Britania e Madhe, Austria, Spanja, Suedia dhe Gjermania kanë marrë pjesë në konfliktin që ka nisur në vitin 2011, transmeton “Shekulli”. Kontingjenti më i madh është nga Britania e Madhe me rreth 134 luftëtarë, 92 luftëtarë janë nga Franca, 85 nga Belgjika dhe rreth 107 nga Holanda. Individë të tjerë janë nga Shqipëria, Finlanda dhe Kosova. Luftëtarët nga Evropa përbëjnë nga 7 deri në 11pwr qind të kontingjentit të huaj në Siri, të cilët luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar Al Assad. Drejtuesit e studimit kanë shfrytëzuar qindra websajte të ndryshme xhihadiste dhe gazetat e shumta Arabe dhe ndërkombëtare.

Monday, April 1, 2013

Kush është milioneri i “Big Brother 6” dhe ka pikë të dobët femrat?

30-vjeçari me profesion biznesmen, eshte edhe menaxher i dy bizneseve dhe kompanive të mëdha ushqimore në Kosovë. Shpendi është njëri nga banorët, që ka ardhur nga Prishtina për tu bërë pjesë e lojës në spektaklin e “Big Brother”, duke sfiduar veten në mesin e shumë konkurrentëve. 30-vjeçari me profesion biznesmen, si dhe menaxher i dy bizneseve dhe kompanive të mëdha ushqimore në Kosovë, është i divorcuar, ndërsa nga martesa e parë ka një vajzë me emrin Liza. Për të mësuar më shumë rreth Shpendit, ne kemi realizuar një bisedë me mikun e tij, Zgjim Sojeva, i cili e përshkruan më së miri shokun, të cilin e njeh prej 14 vitesh. “Ne njihemi prej shkollës së mesme, kemi qenë në një brez në shkollë të Mjekësisë. Më pas kemi ndenjur bashkë tërë kohën, jemi shoqëri shumë e madhe, po unë me Shpendin jemi pak më ndryshe. Kjo për faktin se grindemi shpesh dhe ka raste kur nuk flasim nga 3-4 ditë. Por, thjesht nuk mundemi pa njëri-tjetrin. Është shumë tip impulsiv, aktiv dhe i pëlqejnë sfidat, është njeri që nuk dorëzohet kurrë, i bën gjërat që të dallohet nga pjesa tjetër e shoqërisë. Është marrë me muzikë, ka kënduar dhe ka qenë pjesë e një grupi muzikor, femrat i ka pikë të dobët dhe është njeri që gjithmonë merr inciativat. Ka dëshirë të rrezikojë dhe është shumë i shoqërueshëm. Shumë shpejt krijon miqësi dhe si person është shumë i ndjeshëm. Shpendi është njeriu që t’i thotë gjërat në sy”, thekson mbi njohjen e tyre Zgjimi. Shpendi ka qenë i martuar dhe ka një vajzë, ndërsa sipas burimeve tona edhe pse ai dhe bashkëshortja janë dashur shumë, nuk tregohen arsyet se pse kanë përfunduar me divorc. ”Ka qenë i martuar dhe nga ajo martesë ka një vajzë me emrin Liza. Ajo për Shpendin është gjëja më e rëndësishme e jetës, dhurata më e mirë e jetës së tij. Por, unë jam akoma prej atyre njerëzve që besoj se Shpendi dhe bashkëshortja e tij kanë me qenë bashkë përsëri, për detaje të tjera nuk do doja të flisja, sepse ai nuk ka shumë qejf me hy në detaje”, shton më tej ai. “Shpendi është një biznesmen shumë i suksesshëm, menaxher i mirë i dy kompanive të mëdha në Kosovë, si dhe një njeri shumë human. Nuk e di sa keni dëgjuar për rastin e Naronit, një fëmijë që ka pasur probleme me mëlçinë dhe i është dashur një transplant përmes një operacioni. Unë dhe Shpendi kemi qenë koordinatorë të iniciativës dhe për gjashtë ditë kemi arritur të sigurojmë mbi 150 mijë euro të nevojshme për operim”, thotë në fund Zgjimi.

Elena i ulet Edberit në prehër.. Shikoni si reagon ai…!