Wednesday, April 3, 2013

Siri, shqiptarët në luftë kundër Bashar Al Assad

Në luftën kundër forcave të regjimit të presidentit sirian Bashar Al Assad, përveç individëve nga Evropa, janë përfshirë edhe shtetas shqiptarë. Një artikull i të përditshmes britanike “The Guardian”, publikon një studim të bërë nga universiteti King’s College, me titull “Konflikti në Siri tërheq qindra xhihadistë nga Evropa”, ku thuhet se më shumë se 600 individë nga 14 vende evropiane si Britania e Madhe, Austria, Spanja, Suedia dhe Gjermania kanë marrë pjesë në konfliktin që ka nisur në vitin 2011, transmeton “Shekulli”. Kontingjenti më i madh është nga Britania e Madhe me rreth 134 luftëtarë, 92 luftëtarë janë nga Franca, 85 nga Belgjika dhe rreth 107 nga Holanda. Individë të tjerë janë nga Shqipëria, Finlanda dhe Kosova. Luftëtarët nga Evropa përbëjnë nga 7 deri në 11pwr qind të kontingjentit të huaj në Siri, të cilët luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar Al Assad. Drejtuesit e studimit kanë shfrytëzuar qindra websajte të ndryshme xhihadiste dhe gazetat e shumta Arabe dhe ndërkombëtare.

No comments:

Post a Comment