Monday, March 18, 2013

samsung galaxy s4 telefoni me i menqur deri me sot video

Prodhuesi më i madh i telefonave të mençur, Samsung, në një konferencë të madhe në Radio City Music Hall në New York City ka prezantuar modelin më të ri të smartphone-it, Galaxy S4. Në plan të parë, me t’i shikuar specifikat e versionit të ri të telefonit të Samsung Galaxy S4, mund të vijmë në përfundim se bëhet fjalë për telefonin më të mirë të prodhuar ndonjëherë nga njerëzimi. Me fokusin në përmirësimin e touchscreen-it dhe kalimin në dimension tjetër, Samsung në telefonin e ri ka arritur që për përdoruesit e modelit Galaxy S4 të sjellë teknologjinë e rrotullimit të ekranit dhe kalimit nëpër meny nga lart poshtë me anë të lëvizjes së thjeshtë të telefonit me dorë. Në prezantimin e mbajtur të enjtën mbrëma, menaxheri i marketingut të Samsungut ka thënë se kryesisht Galaxy S4 është synuar të jetë telefon i kompletuar për përdoruesit. “Ne jemi fokusuar në kënaqësinë për përdoruesit, kontaktin mes tyre dhe bindjen se ky telefon është më i shëndetshmi në treg”, ka theksuar David Park

No comments:

Post a Comment