Thursday, March 14, 2013

Beckham zbulon veturën e tij të re (Foto)

Pasi është vendosur në Paris, ylli i futbollit, David Beckham, është fotografuar edhe me një makinë të re. Futbollisti 37- vjeçar është kapur nga paparacët duke u larguar nga stërvitja me një makinë të zezë Audi S8. Dhe makinat e Beckham nuk mund të jenë të lira. Një model i tillë nis nga të paktën 78 mijë sterlina, ka një motor të fuqishëm V8, që kap 100 km/h për 4.2 sekonda. Më përpara Beckham ka ngarë edhe një Audi Q7 dhe një Audi RS 6. Familja e tij po qëndron në Londër, ndërsa mediat pyesin jo pa ironi se si ka mundësi që ai mban një makinë të tillë, kur ka deklaruar se do e japë të gjithë rrogën tek PSG për bamirësi.

No comments:

Post a Comment